Këtë fundjavë do të zhvillohet java e 18-të e ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Në program do të jenë disa ndeshje interesante, e vëmendja kryesore është padyshim te dueli mes KB Trepçës dhe KB Golden Eagle Yllit.
Dueli i pestë mes tyre këtë edicion (paraprakisht dy në kampionat dhe dy në kupë), zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 19:30 në palestrën “Minatori”.
Trepça triumfoi në dy përballjet e para ndaj Golden Eagle Yllit në Superligë, ndërsa në Kupë patën nga një fitore secila, por mitrovicasit u kualifikuan tutje pas koshdallimit më të mirë.
Mitrovicasit kanë 14 fitore e 3 humbje, kurse therandasit 8 fitore e 9 humbje.
/HisariOnline/
