spot_img
HomeLajmeKryetari i Kushtetueses takon zyrtarin e lartë gjerman

Kryetari i Kushtetueses takon zyrtarin e lartë gjerman

spot_img

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ministrisë Federale të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad dhe zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

Bëhet e ditur se kreu i Kushtetueses, e njoftoi mysafirin e lartë gjerman me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për vendimet me rëndësi dhe ndikimin që këto vendime kanë pasur në zhvillimin e demokracisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë.

“Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që nga vitet e para të themelimit, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të stafit të saj”, thuhet në njoftim.

Kushtetuesja thotë se Conrad vlerësoi progresin që ka bërë Kosova ndër vite dhe, sipas tyre, konfirmoi zotimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img