spot_img
HomeLajmeDy mësimdhënës përleshen fizikisht në një shkollë në Ferizaj

Dy mësimdhënës përleshen fizikisht në një shkollë në Ferizaj

spot_img

Një incident është shënuar ditën e djeshme në një shkollë në Ferizaj, ku dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike. 

Ngjarja ka ndodhur në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve rreth orës 09:25.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të dy mësimdhënësit janë intervistuar nga policia dhe rasti është regjistruar si “shënim zyrtar” me urdhër të prokurorit.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, policia ka pranuar një informacion se në një shkollë të mesme në Ferizaj, dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë. Situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve.  Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, konfirmoi Veseli.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img