spot_img
HomeLajmeOsmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në...

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet e fundit në vend

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipatin.

Presidenca ka njoftuar se në takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, dhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dhe për agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim”, thuhet në njoftim të Presidencës.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img