Njësia Anti-Drogë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka zhvilluar sot një aksion të gjerë operativ në Suharekë, me qëllim kërkimin e substancave narkotike.
Lidhur me këtë aksion, në pranga kanë rënë tre persona, të cilët janë kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve në aksionin e Antidrogës në Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar Petrit Kryeziu, kryeprokuri i Prizrenit.
“Po, janë arrestuar tre persona të kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve. Është sekuestruar sasi e narkotikëve kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, të holla kesh dhe janë sekuestruar dy vetura si mjete të kryerjes së vepres penale”, deklaroi Kryeziu.
/HisariOnline/







