Furgonë të shumtë të Policisë së Kosovës tashmë janë prezentë në Malishevë, aty ku po intervistohen dhjetëra komisionerë lidhur me dyshimet mbi manipulime të votave.
Raportohet se rreth 50 komisionerë janë duke u marrë në pyetje nga Prokuroria.
E Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi do të mbaj konferencë për media në ora 15:00 bashkë me policinë, që ka të bëjë rreth aksionit mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Kryeprokurori z. Enis Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (28 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës. Konferenca do të mbahet sot në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kati i parë, Salla e Konferencave”, thuhet në komunikatën e Prokruorisë Themelore të Gjakovës.
/HisariOnline/







