spot_img
HomeLajmeInstituti Arkeologjik i Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë takim të...

Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë takim të përbashkët, diskutohet forcimi i bashkëpunimit institucional

spot_img

Instituti Arkeologjik i Shqipërisë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, kanë mbajtur sot një takim të përbashkët, të zhvilluar në ambientet e Institutit Arkeologjik të Kosovës në Prishtinë.

Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se takimi u mbajt me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e një kornize të përbashkët për studime dhe projekte shkencore në fushën e arkeologjisë.

Në takim morën pjesë znj. Zana Rama, drejtoreshë e Institutit Arkeologjik të Kosovës, akademik Adem Bunguri, drejtor i Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, Premtim Alaj dhe Berat Ademi, arkeologë në Institutin Arkeologjik të Kosovës, si dhe Surja Lela, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Shqipërisë.

“Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe zhvillimi i studimeve të përbashkëta arkeologjike në të ardhmen”, u tha në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img