KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka dalë me një njoftim të ri për konsumatorët e njësisë së Suharekës lidhur me defektin e një gypi në stacionin e pompave te “Pusi i Atit”, i shkaktuar dy ditë më parë.
Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të këtij defekti, ndërsa si pasojë e këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona.
Tjetër defekt i gypit, qyteti i Suharekës dhe gjashtë fshatra mbesin pa furnizim me ujë
Ndërprerje me furnizim me ujë do të ketë gjashtë fshatra dhe në vet qytetin e Suharekës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E NJËSISË SË SUHAREKËS
Për shkak të sanimit të defektit në gypin fi 400 mm në stacionin e pompave te Pusi i Atit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të mundshëm të këtij defekti.
Si pasojë e këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona:
📍 Fshati Gelanc
📍 Fshati Gjinoc
📍 Fshati Leshan
📍 Fshati Tërnje
📍 Fshati Nepërbisht
📍 Fshati Shirokë
📍 Qyteti i Suharekës
Me përfundimin e sanimit të defektit, furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
/HisariOnline/







