spot_img
HomeLajmeOda e Inxhinerëve të Kosovës shpall aplikimet dhe nominimet...

Oda e Inxhinerëve të Kosovës shpall aplikimet dhe nominimet për ndarjen e çmimit ‘Inxhinieri i Vitit 2025’

spot_img

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka shpallur thirrje për aplikim dhe nominim për ndarjen e Çmimit “Inxhinier i Vitit – 2025”, për anëtarët që kanë dëshmuar profesionalizëm, etikë dhe kontribut të veçantë në fushën e ndërtimit.

Sipas një njoftimi, për të aplikuar mundet çdo anëtar i rregullt i OIRK-së (për vete ose për koleg) ndërsa mund të nominojnë edhe institucione/kompani, por kandidati duhet të jetë anëtar i rregullt i OIRK-së.

Bëhet e ditur se afati i fundit për dorëzim është më 13.02.2026, ora 16:00, ndërsa dorëzimi bëhet në email: info@oirk.org.

Dokumentet duhet të jenë në NJË PDF (maksimum 20 MB).

Linkun për aplikim e gjeni më poshtë:

Thirrje për Aplikim/Nominim – Çmimet e OIRK-së 2025

/HisariOnline/ 

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img