spot_img
HomeRajoni dhe BotaAksident i rëndë në Gramsh/ Një i vdekur, dy...

Aksident i rëndë në Gramsh/ Një i vdekur, dy të plagosur në gjendje të rëndë

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh të Shqipërisë, pranë fshatit Bardhan.

Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje shumë të rëndë.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Tch raporton se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja Albana Boja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img