spot_img
HomeLajmeNdërprerja e furnizimit me ujë në rrugën "Brigada 123"...

Ndërprerja e furnizimit me ujë në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ekipet po punojnë për sanimin e problemit

spot_img

KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka dalë me një njoftim të ri pas defektit të një gypi në një rrugë të qytetit të Suharekës mbrëmë, ku për pasojë banorët e asaj rruge kanë mbetur pa furnizim me ujë. 

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ekipet janë tashmë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e problemit, që të rikthehet sa më shpejt furnizimi me ujë.

Defekt i një gypi, ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Brigada 123” në Suharekë – intervenimi bëhet nesër

“Punimet janë në zhvillim dhe po realizohen me kujdes të shtuar për shkak të afërsisë me objekte banimi”, thuhet në njoftim.

Pa furnizim me ujë vazhdojnë të mbesin rruga “Brigada 123” dhe rrugët sekondare që lidhen me këtë rrugë.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT
E SUHAREKËS
Të nderuar konsumatorë,
Duke u bazuar në njoftimin e mëparshëm, ju informojmë se ekipet tona janë duke punuar intensivisht dhe po bëjnë të pamundurën për të sanuar defektin në gypin kryesor fi 225 mm, i cili furnizon qytetin e Suharekës, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
Punimet janë në zhvillim dhe po realizohen me kujdes të shtuar për shkak të afërsisë me objekte banimi.
Pa furnizim me ujë vazhdojnë të mbesin:
📍Rruga “Brigada 123”
📍Rrugët sekondare që lidhen me këtë rrugë
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo përditësim të radhës.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img