spot_img
HomeLajmeMbi 50% të rinumëruara, kaq vota iu hoqën Kurtit,...

Mbi 50% të rinumëruara, kaq vota iu hoqën Kurtit, Hamzës, Abdixhikut e Haradinajt

spot_img

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri më tani janë numëruar afro 51% dhe me mijëra vota dolën të vjedhura.

Shumë kandidatë brenda partive humbën vota e shumë të tjerëve iu shtuan ato.

Liderët e partive që ishin bartës të listave të gjithë dolën në minus votash nga ky proces verifikimi, por dy prej tyre patën pak vota të minusuara.

Më së shumti vota nga kryetarët e partive iu hoqën kreut të Vetëvendosjes, i cili pasohet nga ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së, Bedri Hamza dhe në fund ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Votat e hequra të kryetarëve të partive deri më tani:

Albin Kurti -323 vota

Bedri Hamza -8 vota

Lumir Abdixhiku -115 vota

Ramush Haradinaj -6 vota

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img