spot_img
HomeLajmeKurti takon Powell: Mbretëria e Bashkuar, një nga aleatët...

Kurti takon Powell: Mbretëria e Bashkuar, një nga aleatët më të ngushtë të Kosovës

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar në Davos të Zvicrës, Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ekzekutivi ka bërë të ditur se gjatë takimit Kurti-Powell është diskutuar për procesin zgjedhor të dhjetorit, planet për mandatin e ardhëm e tema të tjera.

“Gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale”, thotë njoftimi qeveritar.

Shefi në detyrë i qeverisë Mbretërinë e Bashkuar e ka quajtur si një nga aleatët  më të ngushtë të Republikës.

“Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thotë Qeveria e Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img