spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Restelicë

spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit F.B., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” .

“Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se vazhdon përkushtimin në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img