spot_img
HomeLajmeOsmani arrin në Davos në ceremoninë e themelimit të...

Osmani arrin në Davos në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është bashkuar këtë të enjte Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Osmani ka bërë të ditur se në Davos gjendet për iniciativën e presidentit amerikan, Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes.

“Mirëmëngjes nga Davos, ku jemi me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Osmani të mërkurën njoftoi se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img