Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur në seancë plenare deputetëve të opozitës lidhur me mungesën e tij në Davos, për të nënshkruar Bordin e Paqes me Trump.
Ai tha se duhej të bënte një zgjedhje që t’i përgjigjej ftesës së babait apo të mikpriste vajzën në Shqipëri dhe zgjodhi vajzën.
“Jeni shqetësuar që nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se z. Mediu lidh Amerikën me rrugën e shpresës të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante amanetin e Amerikës, por s’ka asnjë problem. Rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar” – tha Rama.
/HisariOnline/







