spot_img
HomeLajme"Manipulimet e votave të kandidatëve", takohen Kryeziu, Pula dhe...

“Manipulimet e votave të kandidatëve”, takohen Kryeziu, Pula dhe Kusari

spot_img

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, dhe Menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, zt. Besim Kusari.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimin e hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjet e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet në komunën e Prizrenit.

“Kryeprokurori njoftoi se, pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave, po vazhdon grumbullimi i informatave dhe provave të nevojshme për të vërtetuar nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Takimi gjithashtu përfshiu diskutime mbi angazhimin e Prokurorisë së Shtetit për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për vazhdimin e hetimeve në drejtim të sigurimit të dëshmive dhe provave relevante.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img