Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionet ndaj konsumatorëve me borxhe të papaguara, duke realizuar sot një operacion në qytetin e Drenasit.
Sipas një njoftimi nga KRU “Prishtina”, gjatë këtij aksioni janë shkëputur nga shërbimi i ujit konsumatorët që nuk i kanë paguar borxhet sipas kushteve të kontratave të lidhura me kompaninë.
Kompania njofton se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe sigurimin e një funksionimi të qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët.
/HisariOnline/







