spot_img
HomeLajmeBie me kamion në greminë, vdes 56-vjeçari nga Kosova...

Bie me kamion në greminë, vdes 56-vjeçari nga Kosova në Maqedoni

spot_img

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, në të cilën ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetas i Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur MPB e Maqedonisë, ku ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti tragjik.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë.

Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi”, – thonë nga MPB.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img