Forcat izraelite u kanë urdhëruar dhjetëra familjeve palestineze në Rripin jugor të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, në evakuimin e parë të detyruar që nga armëpushimi i tetorit.
Në të njëjtën kohë, banorët e zonës dhe Hamasi raportuan të martën se ushtria po zgjeron zonën nën kontrollin e saj.
Banorët e Bani Suhayla , në lindje të Khan Yunis , thanë se fletëpalosje u hodhën, të hënën, mbi familjet që jetonin në kampe me tenda në zonën Al Rekeb.
“Mesazh urgjent. Zona është nën kontrollin e Forcave Mbrojtëse Izraelite. Duhet të largoheni menjëherë”, ishte mesazhi në fletëpalosjet e shkruara në arabisht, hebraisht dhe anglisht, të cilat ushtria izraelite i hodhi në lagjen Al Rekeb në qytetin Bani Suhayla .
Në luftën dyvjeçare përpara armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të në tetor, Izraeli hodhi fletëpalosje në zonat që më pas u bastisën ose u bombarduan, duke detyruar disa familje të zhvendoseshin vazhdimisht.
Banorët dhe një burim në grupin islamist Hamas thanë se ishte hera e parë që hidheshin fletëpalosje që atëherë. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
/HisariOnline/







