spot_img
HomeLajmeArrestohet shoferi i dyshuar për aksidentin ku u lënduan...

Arrestohet shoferi i dyshuar për aksidentin ku u lënduan katër persona në Prishtinë

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e ndodhur para dy ditësh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku si pasojë u lënduan katër persona.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi me automjet kishte goditur dy vetura.

“Si rezultat i veprimeve policore, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Ndaj tij janë ndërmarrë masat ligjore konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img