spot_img
HomeLajmeTë kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona...

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona – do të ekstradohen në Kosovë

spot_img

Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.

“Në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, tha policia.

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës. Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img