spot_img
HomeLajmeMinistria e Financave: Paga minimale në sektorin privat rritet...

Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat rritet nga 350 në 425 euro

spot_img

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

MFPT bënë të ditur se  zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza

“Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale. Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Tutje theksohet se institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img