Një lagje e qytetit të Suharekës po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga dita e djeshme.
Bëhet fjalë për lagjen në rrugën “Zekë Bajraktari”, ku banorët ndodhen në terr që nga ora 18:00 e së shtunës.
HisariOnline mëson se bëhet fjalë për një djege të trafos në atë zonë, çka ka bërë intervenimin e ekipeve të KEDS për ta sanuar problemin.
KEDS është duke punuar aktualisht në rregullimin e këtij defekti dhe për HisariOnline thanë se brenda pak orësh pritet rikthimi i rrymës.
/HisariOnline/







