Një stuhi e fuqishme detare ka goditur Dubrovnikun, ku valët, sipas raportimeve, kanë arritur deri në shtatë metra lartësi, duke përplasur me forcë muret historike të qytetit të vjetër dhe zonat përreth bregdetit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dallgë të mëdha që përplasen mbi fortifikimet shekullore, ndërsa era e fortë dhe reshjet e shiut kanë vështirësuar dukshëm lëvizjen dhe aktivitetet në zonat bregdetare.
Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke këshilluar qytetarët dhe turistët që të shmangin qëndrimin pranë detit gjatë motit të keq.
/HisariOnline/







