Donald Trump ka propozuar përsëri aneksimin e Groenlandës, pasi udhëheqësi i Danimarkës i kërkoi atij të “ndalojë kërcënimet” mbi ishullin.
Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan shpreh nevojën për Groenlandën nga pikëpamja e sigurisë kombëtare.
Trump ka ngritur vazhdimisht çështjen e mundësisë që territori gjysmë-autonom danez të bëhet pjesë e aneksuar e SHBA-së, duke përmendur vendndodhjen e tij strategjike për qëllime mbrojtjeje dhe pasuri minerale.
Kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, e përshkroi idenë e kontrollit amerikan mbi ishullin si një “fantazi”.
“Mjaft me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi. Jemi të hapur për dialog. Jemi të hapur për diskutime. Por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe me respekt për të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Jens Frederik Nielsen.
/HisariOnline/







