spot_img
HomeRajoni dhe BotaAksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën tragjikisht...

Aksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën tragjikisht tre të rinj

spot_img

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 28 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img