Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika – Dora d’Istria” në Suharekë ka njoftuar se do të bëjë një organizim solemn në shenjë të 50-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate.
Lidhur me këtë, shoqata në fjalë ka bërë ftesë për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shohin disa ngjarje kulturore, që të vijnë në këtë manifestim.
Kjo ngjarje kulturore do të mbahet më 20 dhjetor 2025 në ora 14:00, në Q.R Shtëpia e Fellbahut, Suharekë.
Shoqata ka treguar detajisht pjesën e programit, ku ndër të tjera do të ketë edhe recital kushtuar Elena Gjikës, ndarje të mirënjohjeve për kontributin në fushën e kulturës si dhe program me disa pika muzikore.








