spot_img
HomeRajoni dhe BotaPlagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon Policia:...

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon Policia: Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim

spot_img

Policia ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të personazhit të njohur të TikTok, Fabion Kuçi ose siç njihet ndryshe “GUCCI”.

Sipas tyre është identifikuar autori, por inicialet e e tij ose detaje të mëtejshme nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve.

Kishte përplasje të vazhdueshme në TikTok, plagoset personazhi i njohur “GUCCI”

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, raporton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img