Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim duke thënë se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.
Policia e Kosovës kërkoi “mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.
/HisariOnline/







