Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për alokimin e një pjese të mjeteve financiare në xhirollogaritë e kësaj komune nga Ministria e Financave.
Ai ka thënë se është bërë alokimi i pjesshëm i shumës totale.
“Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave. Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt”, ka shkruar ai në facebook.
/HisariOnline/







