Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po e mbyllin vitin me shumë lajme të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave.
Ai ka renditur 10 lajmet më të mira për vitin 2025 ndër to edhe heqjen e masave nga BE-ja.
Postimi i plotë:
Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave.
Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025:

Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;

Rritja e pensionit bazik në 150 euro;

Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3;

4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;

Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;

Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;

Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;

Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;


Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.
/HisariOnline/