spot_img
HomeLajmeKatër njohje në 2025, Kurti: Erdhën pas një kohe...

Katër njohje në 2025, Kurti: Erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për katër njohjet që Kosova pranoi brenda vitit 2025. 

Ai tha se katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës, ndërsa u shpreh se hera e fundit kur kjo kishte ndodhur, ishte më shumë se një dekadë më parë.

“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët.”

Kosovën së fundi e kanë njohur Kenia, Siria, Sudani dhe Bahamas.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img