spot_img
HomeKryefaqjaShkëlqim Alaj nga Drenoci i Vokshit, vdiq në një...

Shkëlqim Alaj nga Drenoci i Vokshit, vdiq në një aksident me katërçikletë

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku, sot i mori jetën një personi në Jasiq të Junikut.

Në një deklarim për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, pohoi se viktima po ngiste një katërçikletë.

“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik, në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë, si pasojë e aksidentit vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë gjithashtu edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML-Prishtinë, për obduksion” deklaroi Rugova.

Viktima në fjalë është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit, raporton Hisarionline.net

Lajmi është bërë i ditur edhe nga familjarët e tij. Bëhet e ditur se viktima ishte duke udhëtuar drejt Bjeshkëve të Junikut, kur ndodhi fatkeqësia.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img