Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, në përvjetorin e vrasjes, ka kujtuar heroin e kombit, Ramë Bllaca, i cili është edhe stërgjyshi i saj.
“Sot, në përvjetorin e vrasjes së stërgjyshit tim, Heroit të Kombit, Ramë Bllaca.
Ka fjalë që thuhen. Ka fjalë që bëhen betim. Dhe ka fjalë që mbrohen me jetë” ka shkruar doktoresha.
🇦🇱 ATDHEU IM ËSHTË KOSOVA
Kjo ishte fjala e atdhetarit që nuk e pa atdheun thjesht si një emër në hartë, por si amanet, përgjegjësi dhe detyrë ndaj popullit të vet.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Reshitajt:







