spot_img
HomeLajmeIntegrimi në BE, anëtarësimi në KiE e gjendja politike...

Integrimi në BE, anëtarësimi në KiE e gjendja politike në vend – ZKM jep detaje nga takimi Kurti-Sorensen

spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave.

“Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Kurti dhe Sorensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img