HomeLajmeLDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka refuzuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë.

Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë lidhur me ofrimin e dorëheqjes së Abdixhikut, duke u deklaruar me PO ose JO.

Sipas rezultateve, 164 delegatë kanë votuar kundër dorëheqjes, ndërsa 136 delegatë kanë votuar pro.

Mesazhi i Lumir Abdixhikut pas votimit ishte që ti afroj të gjithë, edhe ata që pajtohen edhe ata që nuk pajtohen.

/HisariOnline/