HomeLajmePlagoset një person në Suharekë, dërgohet në emergjencë

Plagoset një person në Suharekë, dërgohet në emergjencë

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në Suharekë, ku pas një përleshje fizike një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është dërguar në Emergjencës e Suharekës, ndërsa në vendngjarje ka dalë policia.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”.

/HisariOnline/